Shaqiri me flamurin e Kosovës në stërvitje (Foto)

Xherdan Shaqiri është paraqitur në seancën e parë stërvitore të Interit me flamurin e Kosovës në këpucët e tij sportive.

Sport

09/01/2015 19:48

Xherdan Shaqiri nuk e harron Kosovën, ku do që shkon, ai atë e mban me vete, në zemër, por edhe në këpucët e tij sportive me të cilat u paraqit në seancën e parë stërvitore të Interit.

Në fotografitë e para të publikuara nga Nerazzurrët në faqen zyrtare në Facebook, gjenden edhe këpucët e Shaqirit ku gjendet edhe flamuri i Kosovës.