Shaqiri më afër Atletico Madridit

Mesfushori i Bayern Munichut, Xherdan Shaqiri, është shumë pranë largimit nga klubi për t’ju bashkuar Atletico Madridit.

Sport

10/12/2014 09:58

Xherdan Shaqiri është shumë pranë largimit nga Bayern Munich.

Sipas të përditshmes sportive italiane “Tuttosport”, ylli kosovar nuk do të transferohet në Serie A ku kërkohet nga Juventus dhe Inter.

Por, karrierën do ta vazhdojë në La Ligë tek kampioni në fuqi, Atletico Madrid.

Shaqiri pritet të largohet nga Bayern Munich pas rihapjes së afatit kalimtar në janar, meqë nuk është duke gjetur hapësirë për lojë në ekipin e Pep Guardiolës.

Dhe, kampioni i Bundesligës tashmë ka pranuar se nuk do ta bllokojë largimin e Shaqirit nga Allianz Arena.