Shaqiri largohet nga kombëtarja e Zvicrës

Xherdan Shaqiri është larguar nga kombëtarja e Zvicrës për tu rikthyer në Angli.

Sport

27/03/2016 21:22

Xhardan Shaqiri nuk do të paraqitet për ndeshjen miqësore që Zvicra e zhvillon ndaj Bosnjës të martën.

Reprezentuesi zviceran e ka humbur garën me lëndimin e tij në kofshë, andaj edhe është rikthyer në Stoke për rikuperim të mëtutjeshëm.

Shaqiri nuk ka luajtur që nga fillimi i këtij muaji, kur edhe u dëmtua në ndeshjen ndaj Southamptonit.