Shaqiri Kuq e Zi

Ylli kosovar i Bayern Munichut, Xherdan Shaqiri ka realizuar një set fotografish me fotografin e famshëm shqiptar në Shtetet e Bashkuara të Amerikës, Fadil Berisha. Dhe, nga puna e publikuar nga Berisha në profilin e tij në Instagram, nuk bëhet fjalë për fotografi të rëndomta të një futbollisti. Shaqiri, anëtar i gjigantit bavarez dhe Përfaqësueses…

Sport

30/11/2013 20:05

Ylli kosovar i Bayern Munichut, Xherdan Shaqiri ka realizuar një set fotografish me fotografin e famshëm shqiptar në Shtetet e Bashkuara të Amerikës, Fadil Berisha.

Dhe, nga puna e publikuar nga Berisha në profilin e tij në Instagram, nuk bëhet fjalë për fotografi të rëndomta të një futbollisti.

Shaqiri, anëtar i gjigantit bavarez dhe Përfaqësueses së Zvicrës, gjithnjë ka shprehur dashurinë për vendlindjen e tij dhe në një prej fotografive të publikuara, ai shihet duke formuar shqiponjën dykrenore me duar, derisa mban një shall kuq e zi me mbishkrimin Shqipëria.

“Fotografi mahnitëse me një ndër talentët më të mëdhenj të futbollit, Xherdan Shaqiri”, shkroi Berisha.