Shaqiri: Kjo fitore na jep besim

Xherdan Shaqiri e shijoi në maksimum fitoren e regjistruar ndaj Ekuadorit. Mesfushori kosovar thotë se ky trepikësh i jep besimin ekipit të Ottmar Hitzfeldit për ndeshjet e ardhshme.

Sport

16/06/2014 00:01

Xherdan Shaqiri u shpall njeriu i ndeshjes, në fitoren 2:1 ndaj Ekuadorit. Dhe, mesfushori kosovar po e shijon në maksimum këtë moment.

Madje, ai beson se ky trepikësh i dha besim të madh ekipit të Ottmar Hitzfeldit për ndeshjet e ardhshme me Francën dhe Hondurasin.

“Është një ndjenjë mjaft e mirë ta fitosh një lojë si kjo. Ishte një lojë mjaft e rëndësishme dhe jemi mjaft të lumtur”, deklaroi fillimisht 22 vjeçari.

“Është gjë e madhe për ekipin kur luan në Botëror dhe e nxjerr një rezultat si ku në lojën e parë. Kjo i jep ekipit motiv për lojën e dytë dhe të tretë”, përfundoi ai.