Shaqiri, këtë lajm nuk e ka pritur askush

Mesfushori Xherdan Shaqiri ka befasuar duke refuzuar Schalken, pasi dëshiron të mbetet në Inter.

Merkato

28/07/2015 15:11

Xherdan Shaqiri nuk dëshiron të largohet nga Inter.

Përkundër vendimit të klubit që e ka nxjerr në shitje, ylli kosovar dëshiron të mbetet në Giuseppe Meazza.

Madje, reprezentuesi zviceran ka refuzuar ofertën e Schalkes, që ka shprehur gatishmëri të paguajë 14 milionë euro për blerjen e tij, raportojnë mediat italiane.

Shaqiri është i vendosur, nuk dëshiron të largohet nga Inter.

Por, klubi milanez mendon të kundërtën dhe pret që me shitjen e tij të blejë mesfushorin e Wolfsburgut, Ivan Perisic.