Shaqiri ka një porosi për bashkëlojtarët pas fitores ndaj Burnley – Lajmi.net
Shaqiri ka një porosi për bashkëlojtarët pas fitores ndaj Burnley
Autori: Lajmi.net Lajme futbolliPremier LeagueSport 15:05, 6 December 2018
Xherdan Shaqiri ka thënë se skuadra e Liverpoolit duhet të jetë e guximshme, derisa ka komentuar fitoren e tyre në udhëtim te Burnley në ndeshjen e vlefshme për xhiron e 15-të.

Liverpool mori pikë të plota nga udhëtimi i vështirë te Burnley, ndeshje të cilën e fitoi 3:1 duke përmbysur rezultatin, me tre golat që erdhën në 30 minutat e fundit të ndeshjes.

Në listën e golashënuesve për Liverpool është regjistruar edhe Xherdan Shaqiri, që shënoi në minutën e 91-të të ndeshjes.

Ylli me prejardhje nga Kosova, ka thënë se skuadra e Liverpoolit duhet të jetë e guximshme në ndeshjet sikurse kjo ndaj Burnleyt.

“Ne duhet të jemi të guximshëm në këto lojëra. Ne e dimë që duhet kemi posedimin, por sigurisht edhe duhet  të mbrohemi mirë”, ka deklaruar Shaqiri, përcjell ‘lajmi.net’.

“Në pushimin e pjesës së parë, Klopp tha se ne duhet të jemi më shumë në lojë, më të gjallë, dhe të fitojmë më shumë topin sepse në një pjesë të madhe ne nuk luanim përpara por prapa”.

“Ne qëndruam të qetë, provuam të kemi në kontroll ndeshjen dhe të qëndrojmë në lojë, dhe në fund e merituam të fitojmë”.

Liverpool me fitoren ndaj Burnleyt, numëron 39 pikë dhe renditet në vendin e dytë në Prmierligë, dy më pak se liderët e Manchester Cityt./Lajmi.net/

Fotolajm

Rita, Dua dhe Era.
?>

ke nje LAJM

Jeni në vend të ngjarjes, apo dëshironi ta ndani ndonjë storie me të tjerët?

Klikoni në butonin më poshtë

DËRGO