Shaqiri: Jam i lumtur, i gatshëm për lojë

Xherdan Shaqiri thotë se është i lumtur që do t’i bashkohet Interit dhe ndihet në formë e i gatshëm për lojë.

Sport

08/01/2015 22:44

Xherdan Shaqiri ka bërë deklaratën e parë si futbollist i Interit.

Ylli kosovar ka mbërritur sonte në aeroportin Malpensa në Milano ku është pritur nga një numër i tifozëve të gjigantit milanez.

“Jam shumë i lumtur”, deklaroi Shaqiri për mediat italiane.

“Kam ardhur këtu për të luajtur dhe tifozët janë të mrekullueshëm. Ndihem në formë dhe i gatshëm për lojë”, u shpreh ai.