Shaqiri: Ja ku do të pensionohem

Mesfushori i Interit, Xherdan Shaqiri ka bërë të ditur se dëshiron të pensionohet tek ish klubi i tij zviceran, Basel.

Sport

24/03/2015 15:30

Gjashtë sezone me ekipin e të rinjve dhe tri të tjera me skuadrën seniore në Basel, nuk harrohen lehtë.

Andaj, Xherdan Shaqiri nuk e përjashton mundësinë që një ditë të rikthehet tek skuadra e madhe zvicerane.

Edhe pse aktualisht është i lumtur në Inter, ku erdhi gjatë afatit kalimtar të janarit nga Bayern Munich, Shaqiri dëshiron që të pensionohet në Basel.

“Do të më pëlqente të pensionohem në Basel, e them seriozisht. Nuk do të kthehesha për para, por për të luajtur prapë”, deklaroi Shaqiri për “TagesWoche”.