Shaqiri: Ja çfarë do të bëj tani

Ylli i Interit Xherdan Shaqiri ka thënë se tashmë është koha që ai më në fund t’i shijojë pushimet e tij pas një viti të gjatë dhe mjaft të ngarkuar.

Sport

16/06/2015 21:06

Xherdan Shaqiri ka thënë se ai tashmë ka ndërmend t’i shijojë pushimet e tij pas një viti të gjatë dhe të vështirë.

“Është gjithmonë mirë të shkosh në pushim me fitore. Tani më pret dielli, deti dhe relaksi”, tha Shaqiri për mediat italiane.

“Do të kalojë kohë me familjen time, pa menduar për futboll. Do të rikthehem me bateri të mbushura”, përfundoi Shaqiri.