Shaqiri i pafat, mungon ndaj Unitedit

Xherdan Shaqirin nuk po e lënë rehat lëndimet. Mesfushori kosovar, pasi mungoi në duelin e parë ndaj Manchester Unitedit, do të mungojë edhe në atë të dytë, të mërkurën mbrëma. 22 vjeçari e pësoi një tërheqje muskulore në fundjavë ndaj Augrburgut, i cili e detyroi ta linte fushën në fund të pjesës së parë, ndërsa…

Sport

07/04/2014 13:51

Xherdan Shaqirin nuk po e lënë rehat lëndimet. Mesfushori kosovar, pasi mungoi në duelin e parë ndaj Manchester Unitedit, do të mungojë edhe në atë të dytë, të mërkurën mbrëma.

22 vjeçari e pësoi një tërheqje muskulore në fundjavë ndaj Augrburgut, i cili e detyroi ta linte fushën në fund të pjesës së parë, ndërsa stafi mjekësor i klubit ka konstatuar se përfaqësuesi zviceran duhet të pushojë së paku një javë.

“Shaqiri është paraqitur në klinikë në mëngjes, ndërsa shefi i stafit mjekësor të klubit ka konstatuar se ai ka një tërheqje muskulore në këmbën e djathtë. Xherdani do të qëndrojë jashtë fushës, derisa të arrijnë lajme të reja”, ka konfirmuar klubi gjerman përmes uebfaqes së vetë zyrtare.

Shaqiri iu bashkua listës së gjatë të mungesave të ekipit të Pep Guardiolës për duelin e kthimit çerekfinal të Ligës së Kampionëve ndaj ‘Djajve të Kuq’. Ndeshja e parë, e zhvilluar në Old Trafford kishte përfunduar, 1:1.