Shaqiri i dëgjon ofertat

Xherdan Shaqiri ndihet i nderur me raportimet për një interesim të mundshëm të Liverpoolit për të. Mesfushori i Bayern Munichut konfirmon se do t’i dëgjojë ofertat kur klubet e mëdha interssohen për të. Përfaqësuesi zviceran është përdorur pak nga trajneri Pep Guardiola gjatë sezonit 2013-14, pasi 22 vjeçari po përballet më një konkurrencë të ashpër…

Sport

16/03/2014 12:15

Xherdan Shaqiri ndihet i nderur me raportimet për një interesim të mundshëm të Liverpoolit për të. Mesfushori i Bayern Munichut konfirmon se do t’i dëgjojë ofertat kur klubet e mëdha interssohen për të.

Përfaqësuesi zviceran është përdorur pak nga trajneri Pep Guardiola gjatë sezonit 2013-14, pasi 22 vjeçari po përballet më një konkurrencë të ashpër tek gjiganti bavarez, duke e pasur parasysh se ka përpara futbollistë të kalibrit të Arjen Robben, Franck Ribery, Mario Gotze e Thomas Muller.

Ish futbollisti i Baselit, i cili iu bashkua Bayernit në verën e vitit 2012, ka qenë shpesh qendër e spekulimeve për një largim të mundshëm nga Allianz Arena, me Liverpoolin, Juventusin dhe Napolin, që dukej se ishin të interesuar për të.

Dhe, përfaqësuesi zviceran ka dashur t’i qartësojë të gjitha gjërat, duke e treguar pozicionin e tij.

“Kur dëgjoni emra të tillë të klubeve, natyrisht se duhet t’i dëgjosh ofertat, por nuk ka asgjë konkrete. Nuk mund të them ndonjë gjë për këtë. Ndihem mirë në Munich, por si lojtar, duhet të dëgjosh, nëse ndonjëri nga këto klube është i interesuar”, deklaroi Shaqiri për Goal.com.

“Kam dëgjuar interesimin nga Borussia Monchengladbach për herë të parë. Duhet ta pyesni Gladbachun. Unë nuk mund të them asgjë”, vazhdoi futbollisti gjilanas.

I pyetur se cila është liga e tij e preferuar evropiane, Shaqiri insiston se është i lumtur në Gjermani, por e pranon se i pëlqen Premierligën dhe Serie A.

“Bundesliga është liga më e mirë sipas meje, por gjithashtu më pëlqejnë Premierliga dhe Serie A. Në Serie A, shumë ekipe janë zhvilluar mirë dhe kanë marrë lojtarë të mirë”, përfundoi Shaqiri.