Shaqiri, gjithmonë kampion

Përforcimi i ri i Interit, Xherdan Shaqiri, prej kur ka filluar karrierën si profesionist, ylli kosovar është shpallur gjithmonë kampion me ish skuadrat e tij, Basel dhe Bayern Munich.

Sport

08/01/2015 20:39

Përforcimi i ri i Interit, Xherdan Shaqiri ka ringjallur entuziazmin në mesin e tifozëve të skuadrës italiane që së fundmi ka kaluar në periudha të vështira.

Mirëpo, shpresa është tek kosovari i cili brenda kësaj jave do të zyrtarizohet si anëtar i ri i Nerazzurrëve.

Madje, Shaqiri ka një bilanc perfekt që do t’i entuziazmojë edhe më tepër mbështetësit e Interit.

Prej kur ka filluar karrierën si profesionist, ylli kosovar është shpallur gjithmonë kampion me ish skuadrat e tij, Basel dhe Bayern Munich.