Shaqiri gëzon tifozët e Interit

Përforcimi i ri i Interit, Xherdan Shaqiri, është ende në 80 për qind të formës, ka insistuar vëllai i tij, Erdini.

Sport

23/01/2015 12:46

Xherdan Shaqiri shkëlqeu duke realizuar gol në paraqitjen e tij të parë si titullar për Interin. Ylli kosovar shënoi në fitoren 2:0 ndaj Sampdorias që ia siguroi Nerazzurrëve kualifikimin në çerekfinalen e Coppa Italia.

Por, tifozët e Interit do t’i gëzohen deklaratës së vëllait të Xherdanit, Erdinit, i cili ka theksuar se mesfushori ende nuk është në formën e tij ideale, dhe mund të jap edhe më shumë.

“Xherdani po ia kalon mirë në Inter. Milani është qytet që i pëlqen shumë. Ishte edhe më parë këtu dhe është i lumtur për zgjedhjen e tij profesionale”, deklaroi Erdini për të përditshmen italiane, “Corriere dello Sport”.

“Por, sigurisht se nuk është ende në 100 për qindëshin e tij, sepse para se të zbriste në fushë në Empoli dhe më pas në Kupën e Italisë, e kishte zhvilluar ndeshjen e fundit em Bayernin vetëm më 16 dhjetor të vitit të kaluar”, shtoi ai.

“E njoh mirë dhe për momentin, maksimumi i tij tani është 80 për qind”, përfundoi Erdini.