Shaqiri gaboi që iu bashkua Interit

Analisti zviceran Andreas Boni beson se Xherdan Shaqiri gaboi që iu bashkua Interit nga Bayern Munich.

Sport

08/01/2015 20:08

Xherdan Shaqiri gaboi që iu bashkua Interit. Kështu mendon analisti zviceran Andreas Boni.

Ylli Kosovar do të nënshkruajë të premten me klubin Italian, që arriti marrëveshje me Bayern Munichun për huazimin e tij me blerjen e obliguar në fund të këtij sezoni.

Por, Boni beson se Shaqiri ka bërë hapa prapa në karrierën e tij duke iu bashkuar Interit.

“Xherdan Shaqiri e ndërron Bayern Munichun me Interin. Nga një prej tre skuadrave më të mira në Evropë te vendi i 11-të në Itali. Nga një top-ligë në një Serie A të dobët. Ky transferim në fillim është vështirë për t’u kuptuar. Për yllin e Përfaqësueses janë dy hapa prapa”, shkruan ndër të tjera Boni në Blick.