Shaqiri: Futbolli është gjëja më e mirë që ka mundur të më ndodh!

Xherdan Shaqiri ka qenë protagonisti i radhës i storjes së UEFA-s në ‘EqualGame’.

Sport

19/01/2018 17:00

Futbollisti me prejardhje nga Kosova, ka rrëfyer për mënyrën e rritjes me futbollin në Zvicër, jetën e vështirë të familjes së tij, emigrimin nga Kosova shkaku i rrethanave të vështira, e arritja deri ku është sot, një yll i futbollit.

“Kam lindur në Kosovë, një shtet të varfër. Një shtet ku nuk të ofrohen shumë punë, dhe nuk ka shumë para”, rrëfen Shaqiri, duke zbuluar gjendjen e vështirë që familja e tij kishte në Kosovë.

“U rrita duke luajtur futboll, do të pensionohem duke luajtur futboll. Është gjëja më e mirë që ka mundur të më ndodh”, thotë Shaqiri./Lajmi.net/