lajmi.net

Shaqiri frikëson Bayernin

Xherdan Shaqiri është i lumtur në Bayern Munich mirëpo ai refuzon të përjashtojë mundësinë e largimit nga klubi, në ditët e fundit të afatit kalimtar të verës.

Sport

13/08/2014 17:44

Ylli kosovar Xherdan Shaqiri ka thënë se është i lumtur në Bayern Munich, mirëpo refuzoi të përjashtojë mundësinë e largimit nga klubi, në ditët e fundit të afatit kalimtar të verës.

“Unë jam një lojtar i Bayern Munichut, pasi kam kontratë me klubin. Thjesht, unë besoj se do të qëndrojë te Bayern”, deklaroi Shaqiri për të përditshmen gjermane “Bild”.

“Mirëpo, përderisa është afati kalimtar i hapur, gjithçka mund të ndodh”, u shpreh reprezentuesi zviceran.

Shaqiri në muajt e fundit është përmendur si objektiv i Liverpoolit dhe Juventusit. 

Shaqiri frikëson Bayernin

Xherdan Shaqiri mund të largohet nga Bayern Munich në fund të këtij sezoni. Sipas të përditshmes zvicerane Blick, mesfushori kosovar mund të braktis gjigantin bavarez pas interesimit të një numri të konsiderueshëm të klubeve të mëdha për shërbimet e tij. Reprezentuesi zviceran nuk është titullar në ekipin e Pep Guardiolës por prapë bëri 14 paraqitje…

Sport

19/03/2014 09:59

Xherdan Shaqiri mund të largohet nga Bayern Munich në fund të këtij sezoni.

Sipas të përditshmes zvicerane Blick, mesfushori kosovar mund të braktis gjigantin bavarez pas interesimit të një numri të konsiderueshëm të klubeve të mëdha për shërbimet e tij.

Reprezentuesi zviceran nuk është titullar në ekipin e Pep Guardiolës por prapë bëri 14 paraqitje në Bundesligë këtë sezon, dhe shënoi pesë gola.

Statistika të jashtëzakonshme duke pasur parasysh se ai mungoi për dy muaj për shkak të një lëndimi. Mirëpo, interesimi i klubeve tjera dhe statusi i rezervistit mund ta detyrojnë Shaqirin të largohet nga Bayern.

“Shaqiri është 22-vjeç. Në moshën e tij ai duhet të luajë rregullisht dhe kjo nuk është duke ndodhur. Tani e presim verën. Kur klube si Liverpool, Manchester United, Inter dhe të tjera shfaqin interesim, atëherë ne patjetër se do t’i konsiderojmë. Por, Bayern është adresa e parë e kontaktit para se të bisedojmë me klubet tjera”, deklaroi vëllai i Shaqirit, Erdini për Blick.

Shaqiri ka kontratë me Bayernin deri në vitin 2016.

LM