Shaqiri: Faleminderit Kosovë

Mesfushori i Bayern Munichut, Xherdan Shaqiri i ka dërguar një letër falënderimi presidentes së Kosovës, Atifete Jahjaga dhe institucionet e vendit, që e dekoruan me titullin ‘Ambasador i nderit’. Mesfushori i Bayern Munichut, Xherdan Shaqiri, ka falënderuar presidenten e Kosovës, Atifete Jahjaga dhe institucionet e vendit, për dekoratën me të cilën u shpall ‘Ambasador i…

Sport

21/02/2014 14:48

Mesfushori i Bayern Munichut, Xherdan Shaqiri i ka dërguar një letër falënderimi presidentes së Kosovës, Atifete Jahjaga dhe institucionet e vendit, që e dekoruan me titullin ‘Ambasador i nderit’.

Mesfushori i Bayern Munichut, Xherdan Shaqiri, ka falënderuar presidenten e Kosovës, Atifete Jahjaga dhe institucionet e vendit, për dekoratën me të cilën u shpall ‘Ambasador i nderit’.

Reprezentuesi zviceran ka shkruar një letër falënderimi për përkrahjen e vazhdueshme ndaj tij.

Dhe, ai shprehu besimin se institucionet e Kosovës do të vazhdojnë të punojnë edhe më shumë për një të ardhme edhe më të ndritur.

Letra e plotë e Shaqirit:

Shkëlqesia juaj zonja Presidente,

Të nderuara zonja dhe zotërinj,

Kosova si vend relativisht i vogël dhe shtet i ri, është me fat që nga gjiri i sajë po nxjerrë talentë të rrallë në shumë sporte me të cilët krenohet jo vetëm vendi dhe kombi ynë por edhe sportedashesit anë e kënd globit tone.

Ata, tashmë po mahnitin botën me sukseset dhe talentin e tyre, duke u shndërruar kështu në idhuj jo vetëm në vendet ku e zhvillojnë karrierën e tyre sportive por edhe përtej tyre.

Të tillë kemi sot jashtëzakonisht shumë nëpër botë si në sportet individuale po ashtu edhe në ato ekipore, të cilët me punën, përkushtimin dhe talentin e tyre po e nderojnë dhe afirmojnë si askush tjetër vendin tonë në arenën ndërkombëtare.

Jam i lumtur që edhe unë jam një pjesë e vogël e asaj armate të madhe të sporistëve tanë meritorë nëpër botë dhe kjo mirënjohje iu dedikohet të gjithë atyre vajzave dhe djemve shqiptarë anembanë botës të cilët, me vullnet dhe përkushtim, përmes sportit arrijnë që t’i afirmojnë potencialin dhe vlerat tona më të çmuara!

Prandaj, me rastin e pranimit të kësaj dekorate nga institucioni me i larte i Republikës së Kosovës, shfrytëzoj rastin që në emër të të dekoruareve dhe në emër të të gjithë sportistëve shqiptarë kudo që ndodhën ata ta falënderojmë nga zemra Presidenten e Kosovës, Atifete Jahjaga dhe përmes saj edhe mbarë popullin dhe institucionet e Kosovës për mbështetjen e vazhdueshme për neve dhe kolegët e mi gjithandej…!

Urojmë që Institucionet relevante në Kosovë, Shqipëri dhe më gjerë të bëjnë më shumë për sportin dhe sportistët në mënyrë që talentët e lindur sportivë ta gjejnë edhe rrugën e suksesit…!

“FALEMINDERIT, FALEMINDERIT, FALEMINDERIT, ”

Thank You! Danke! Grand Mercie! Grazie!

Me respekt

Xherdan Shaqiri