Shaqiri është i Interit?

Xherdan Shaqiri e do kalimin te skuadra italiane e Interit, dhe transferimi i i tij te kjo skuadër duket të jetë një punë e kryer.

Sport

04/01/2015 12:47

Skuadra si Juventus e Liverpool gjithashtu janë interesuar për shërbimet e lojtarit me pasaportë zvicerane, por duket se ai ka zgjedhur destinacionin e tij të ardhshëm, që do të jetë San Siro.

Sipas mediave më të mëdha italiane, La Gazzetta dello Sport, Corriere dello Sport dhe Tuttosport, Interi kryeson garën për shërbimet e Shaqirit.

Interi dëshiron huazimin e lojtarit për gjashtë muaj dhe ta blejë kartonin e plotë të tij në fund të sezonit. Duket se një gjë e tillë tashmë është punë e kryer.