Shaqiri e Xhaka i gëzohen kualifikimit

Xherdan Shaqiri dhe Granit Xhaka janë shprehur të lumtur pas fitores 2-1 ndaj Shqipërisë në kuadër të Grupit E me çka Zvicra siguroi kualifikimin për në Kampionatin botëror 2014. Shaqiri ishte në mesin e golashënuesve – njësoj sikurse në duelin e parë – dhe ka thënë se ndihet i lumtur që do të luajë në…

Sport

11/10/2013 22:11

Xherdan Shaqiri dhe Granit Xhaka janë shprehur të lumtur pas fitores 2-1 ndaj Shqipërisë në kuadër të Grupit E me çka Zvicra siguroi kualifikimin për në Kampionatin botëror 2014.

Shaqiri ishte në mesin e golashënuesve – njësoj sikurse në duelin e parë – dhe ka thënë se ndihet i lumtur që do të luajë në një garë të rëndësishme si Botërori në Brazil.

“Ka qenë një ndeshje e rëndësishme për ne. Shqipëria ka skuadër të fortë, por synimi ynë ishte fitorja dhe ne e arritëm. Fati deshi që të shënoj kundër Shqipërisë. Shprehja e nervozes nga disa në fushë dhe në tribuna është normale sepse të gjithë duan të fitojnë”, deklaroi Shaqiri.

Kurse, edhe Xhaka iu gëzua kualifikimit. “Ishte një derbi shqiptar, dhe ne kishim emocione pasi jemi shqiptarë. Erdhëm këtu për të fituar dhe jam i lumtur që jemi kualifikuar për në Brazil”, deklaroi mesfushori i Borussia Monchengladbach.