Shaqiri e Icardi e kualifikojnë Interin (Video)

Xherdan Shaqiri dhe Mauro Icardi kanë shënuar nga një gol, për të kualifikuar skuadrën e Interit në çerekfinale të Kupës së Italisë, pas fitores së shënuar me rezultat 2-0 ndaj Sampdorias.

Sport

21/01/2015 22:53

Pjesa e parë kaloi nën dominimin total të Interit, me një Shaqiri i cili është tejet në disponim për loj. Në minutën e 12’ mysafirët mbesin me një lojtar më pak në fushë, ndërsa në minutën e 37’ Icardi dështon të shënojë nga pika e bardhë.

Sidoqoftë, në minutën e 71’ të takimit shpërthen Xherdan Shaqiri i cili shënon golin e parë me fanellën e skuadrës së Interit.

Në minutën e 88, Icardi shënon një tjetër gol sa për të fitoren e Interit dhe kualifikimin për në çerekfinalen e Kupës së Italisë.

Video