Shaqiri e Cana ‘aprovuan’ miqësoret e Kosovës

Xherdan Shaqiri dhe Lorik Cana e kanë ‘aprovuar’ zhvillimin e ndeshjeve miqësore të Përfaqësueses së Kosovës. Yjet e futbollit kosovar ishin bërë bashkë, duke e nënshkruar një kërkesë, e cila më pas do t’i dërgohej FIFA’s, për lejimin e miqësoreve të Kosovës, ndërsa në mesin e futbollistëve të njohur janë edhe Xherdan Shaqiri, Lorik Cana,…

Sport

02/03/2014 13:35

Xherdan Shaqiri dhe Lorik Cana e kanë ‘aprovuar’ zhvillimin e ndeshjeve miqësore të Përfaqësueses së Kosovës.

Yjet e futbollit kosovar ishin bërë bashkë, duke e nënshkruar një kërkesë, e cila më pas do t’i dërgohej FIFA’s, për lejimin e miqësoreve të Kosovës, ndërsa në mesin e futbollistëve të njohur janë edhe Xherdan Shaqiri, Lorik Cana, Valon Behrami etj.

Dokumentet ekskluzive i ka siguruar magazina zvicerane, Blick, të cilat i ka publikuar të dielën. Dhe, duket se nënshkrimet e tyre e bënë të vetën, pasi shtëpia e futbollit botëror ia lejoi ekipit të Albert Bunjakit zhvillimin e miqësoreve, më 13 janar të këtij viti.

Ata nuk do të jenë pjesë e Përfaqësueses së Kosovës, të paktën për momentin, por kontributi i tyre me këtë rast është për t’u përshëndetur. Siç dihet, Kosova do të luajë më 5 mars ndaj Haitit në stadiumin ‘Adem Jashari’ në Mitrovicë.