Shaqiri dorëzon trofeun e Champions

Mesfushori i Bayern Munichut, Xherdan Shaqiri ishte pjesëmarrës në dorëzimin e trofeut të Ligës së Kampionëve tek autoritetet e Lisbonës, qytet nikoqir i finales së këtij edicioni.

Sport

18/04/2014 09:40

Mesfushori kosovar i Bayern Munichut, Xherdan Shaqiri ka dorëzuar trofeun e Ligës së Kampionëve në Lisbonë, qyteti nikoqir i finales së këtij edicioni.

Reprezentuesi zviceran, i shoqëruar nga presidenti i UEFA-së, Michel Platini, kryetari i Lisbonës, Antonio Costa dhe ambasadori i finales, Luis Figo u paraqitën së bashku para medieve duke bërë dorëzimin tradicional të trofeut me Shaqirin, si përfaqësues i skuadrës kampione në fuqi.

Shaqiri u bë futbollisti i parë shqiptar që shijoi triumfin e garës më të rëndësishme kontinentale për klube kur edicionin e kaluar me Bayern Munichun mposhti rivalin gjerman Borussia Dortmund në finalen e madhe.

Shaqiri nuk luajti mirëpo ishte protagonist pas ndeshjes kur hyri në fushë dhe ngriti trofeun i mbuluar nga një flamur i ndarë në gjysmë nga ai zviceran dhe kosovar.

Bayern Munich është në garë për titull edhe këtë edicion pasi është kualifikuar në gjysmëfinale ku do të ndeshet me Real Madridin. Kurse, Shaqiri është ende duke u rikuperuar nga një lëndim muskulor.