Shaqiri debuton të dielën?

Xherdan Shaqiri është në zyrat e Interit për të nënshkruar kontratën me klubin italian. Po ashtu, ekziston mundësia që ai të debutojë të dielën.

Sport

09/01/2015 13:26

Gjithçka është gati për zyrtarizimin e Xherdan Shaqirit si futbollist i ri i Interit.

“Mesfushori zviceran, i ardhur nga Bayern Munich, është në zyrat e klubit Nerazzut për të nënshkruar kontratën. Nëse ekzistojnë mundësitë teknike, Shaqiri sot do të zhvillojë stërvitjen e parë me ata që janë bashkëlojtarët e tij të rinj”, raporton “Gianluca di Marzio”.

Po ashtu, ekziston mundësia që Shaqiri të debutojë të dielën duke u inkuadruar si rezervist në ballafaqimin kundër Genoas.