Shaqiri befason Interin

Xherdan Shaqiri ka shfaqur formë të lartë atletike në testet e para mjekësore te skuadra e Interit.

Sport

09/01/2015 19:23

Xherdan Shaqiri ka befasuar stafin teknik të Interit me formën e tij atletike.

Ylli kosovar sot i është nënshtruar testeve mjekësore para nënshkrimit të kontratës me gjigantin milanez.

Dhe, sipas “Sky Sport”, Shaqiri ka mahnitur me rezultatet. Ai është stërvitur ndaras nga ekipi, megjithatë pritet të ftohet në ekip dhe të debutojë së paku si rezervist në ballafaqimin kundër Genoas të dielën në Giuseppe Meazza, në kuadër të Serie A.