“Shaolin Gang” publikojnë projektin e ri me skena eksplicite

Dy reperët Blunt dhe Real kanë qenë top-temë e medieve rozë muajt e fundit.

ShowBiz

17/04/2018 08:00

Përmes rrjeteve sociale, ishte Real ai i cili njoftoi se dyshja tashmë kanë ndryshuar emrat artistik, shkruan lajmi.net.

“Shaolin gang” do të quhen nga tash e tutje Blunt dhe Real, fjalë të cilën e përdorin vazhdimisht në çdo postim.

Ditë më parë, reperët kanë paralajmëruar projektin e ri, videoklipi i të cilit përmban skena eksplicite, mbushur përplot femra.

Kënga e shoqëruar me videoklip tashmë është publikuar në kanalin YouTube dhe titullohet “Tululu”. /Lajmi.net/

YouTube player