Shantazhoi një femër, arrestohet ferizajasi

Në Ferizaj, njësiti i hetimeve ka arrestuar një të dyshuar me dyshimin e bazuar për veprën penale Shantazh.

Lajme

12/09/2017 10:04

I dyshuari, sipas Policisë së Kosovës,  i ka kërkuar tre mijë euro një femre  ose në të kundërtën do t’i publikojë një incizim të viktimës për ta njollosur imazhin e saj.

I dyshuari është arrestuar nga njësiti policor në flagrancë, pasi i ka pranuar paratë.

Me urdhër të prokurorit i njëjti dërgohet në qendrën e mbajtjes. /Lajmi.net/