Shansi i Matas

Juan Mata do të bëjë paraqitjen e parë këtë stinor në formacionin bazë të Chelseas, në duelin kundër Swindon Town të martën. Mesfushori spanjoll pritet të jetë titullar për duelin e vlefshëm për rrethin e tretë të Capital One Cup, pas mungesës në takimin e fundjavës kundër Fulhamit në Premierligë, kur përfundoi në tribuna, kanë…

Sport

23/09/2013 19:00

Juan Mata do të bëjë paraqitjen e parë këtë stinor në formacionin bazë të Chelseas, në duelin kundër Swindon Town të martën.

Mesfushori spanjoll pritet të jetë titullar për duelin e vlefshëm për rrethin e tretë të Capital One Cup, pas mungesës në takimin e fundjavës kundër Fulhamit në Premierligë, kur përfundoi në tribuna, kanë njoftuar mediet britanike të hënën.

Përveç Matas, në formacionin bazë të Chelseas për duelin në Swindon pritet të jetë edhe qendërmbrojtësi David Luiz, një tjetër futbollist që qëndroi përkrah Matas në rolin e spektatorit në fitoren 2-0 ndaj Fulhamit të shtunën.

Mungesa e Matas këtë edicion ka nxitur një debat të gjerë në Angli.