Shallet, aksesorët më të bukur të kësaj vere (Foto)

Për të tërhequr sytë e të gjithëve, këtë verë; zgjidhni shallin ose turbanin me ngjyra.

Lifestyle

30/05/2017 01:02

Do të jetë aksesori më i bukur i kësaj vere. Përveçse të zgjidh punën më të madhe, për të rregulluar flokët, pa përdorur piastër apo tharëse, do dukesh shumë cool.

Materiale të rafinuara mëndafshi, dizajne nga më origjinalet…të lulëzuara apo të vijëzuara. Vera është koha më e bukur për të eksperimentuar me to. Ndoshta jo të gjithë kanë formën e përshtashme të kokës o fytyrës, për të lidhur një turban, por shallin mund ta përdorin lehtësisht. Kemi zgjedhur disa model. /Lajmi.net/