Shala: Thaçi e Vuçiq nuk kanë biseduar për shkëmbimin e territoreve

Këshilltari politik i presidentit Hashim Thaçi, Blerim Shala ka treguar se Thaçi nuk ka biseduar me Aleksandar Vuçiq për shkëmbim të territoreve.

Lajme

01/11/2018 21:33

Blerim Shala, këshilltar politik i presidentit të Kosovës, Hashim Thaçi, ka treguar se çfarë kanë biseduar në takim Hashim Thaçi e Aleksandar Vuçiq.

Ai ka thënë se presidenti i Kosovës dhe ai i Serbisë nuk kanë folur për shkëmbim të territoreve, por sipas tij, bisedimet janë bërë për ndonjë mundësi të marrëveshjeve për kufijtë.

Shala ka thënë se bisedim ka pas edhe për rregullim të raporteve mes dy shteteve.

“Ne duhet të synojmë një njohje formale nga Serbia. Nëse ata nuk e bëjnë këtë, ne nuk duhet të bisedojmë më me Serbinë” , ka thënë Shala në T7.