Shala: Ndaj Maltës, veç fitore!

Herolind Shala nuk e diskuton asnjë rezultat tjetër përveç fitores në sfidën ndaj Maltës.

Sport

09/10/2018 21:41

Kombëtarja e Kosovës të enjten në stadiumin ‘Fadil Vokrri’ takohet me Maltën në ndeshjen e xhiros së tretë në Ligën e Kombeve.

Skuadra e drejtuar nga Bernard Challandes, sot ka mbajtur në stërvitjen e dytë në Prishtinë.

Mesfushori Herolind Shala, duke folur për faqen e FFK-së, ka thënë se kombëtarja po kalon formë të mirë, dhe se kërkojnë fitore ndaj Maltës.

“Jam duke kaluar në një formë shumë të mirë dhe stërvitjet janë duke shkuar mjaft mirë”, ka deklaruar Shala.

“Si grup po funksionon mirë dhe askush nuk po mendon për asnjë rezultat tjetër veç fitores. Mendoj se nuk ka ndeshje të lehta, por mendojë se jemi më të mirë”./Lajmi.net/