Shala i kërkon ballafaqim Ahmetit

Shefi i këshilltarëve komunal të Lidhjes Demokratike të Kosovës në Prishtinë, Flamur Shala ka kërkuar edhe njëherë ballafaqim me kryetarin e Prishtinës, Shpend Ahmeti.

Lajme

27/12/2015 10:19

Ai ka thënë se kërkohet menjëherë që ky ballafaqim të ndodhë, në mënyrë që të diskutohen dështimet dhe të arriturat e qeverisjes në kryeqytet.

“Kur duhet të ndodhë ballafaqimi i drejtpërdrejtë medial për të arriturat dhe dështimet e qeverisjes në kryeqytet, debati në mes pozitës dhe opozitës, në mes Shpend Ahmetit dhe përfaqësuesve të opozitës? Shmangia nga debati nuk duhet të ndodhë. Debati për Prishtinën është i nevojshëm për qytetarët e saj. Ka ngecje, ka shumë devijime të parimeve të zhvillimit dhe të demokracisë”, ka shkruar Shala në Facebook.