Shala: Është turp që s’ma ftuan djalin në Përfaqësuese

Kujtim Shala ka mbetur i zhgënjyer me drejtuesit e futbollit kosovar dhe me përzgjedhësin e Përfaqësueses, Albert Bunjaki, për faktin se djali i tij, Andisi, nuk u ftua për ndeshjen historike miqësore ndaj Haitit, që u zhvillua të mërkurën. “Njerëzit që e udhëheqin futbollin kosovar nuk kanë qenë korrekt me mua dhe djalin tim Andisin”,…

Sport

06/03/2014 15:20

Kujtim Shala ka mbetur i zhgënjyer me drejtuesit e futbollit kosovar dhe me përzgjedhësin e Përfaqësueses, Albert Bunjaki, për faktin se djali i tij, Andisi, nuk u ftua për ndeshjen historike miqësore ndaj Haitit, që u zhvillua të mërkurën.

“Njerëzit që e udhëheqin futbollin kosovar nuk kanë qenë korrekt me mua dhe djalin tim Andisin”, deklaroi Shala për uebfaqen kroate vecernji.hr.

“Nuk është normale që djali im, i cili aktualisht luan në Carl Zeiss Jena dhe që ishte pjesë e Dundee United, nuk është ftuar në mesin e 25 futbollistëve më të mirë të Kosovës”.

“Ekipi i Kosovës është mbledhur nga kriteret politike dhe nga të afërmit, nepotizëm të tillë nuk kam parë ende. Imagjinoni, përzgjedhës është një Albert Bunjaki, një njeri i cili nuk ka luajtur futboll kurrë dhe nuk e njeh askush”.

“Dhe, aty nuk ka vend për mua apo Ardian Koznikun. Kam biseduar me Fadil Vokrrin dhe më ka premtuar se do të ftohet Andisi. Ndërsa tash ndryshuan gjërat. Janë ftuar djem dhe nipër”, ka theksuar Shala.

Aiështë i bindur se, nëse Andisi do ta zgjidhte Kroacinë apo ndonjë vend tjetër, do të quhej tradhtar nga shqiptarët.