Shakira, Zonja e Parë e Barcelonës

Këngëtarja e famshme Shakira, gruaja e mbrojtësit të Barcelonës, Gerard Pique ka thënë se në të ardhmen ata do të jenë çift presidencial i gjigantit katalan. Pique është futbollist i lindur e i rritur me Barcelonën, kurse Shakira është shndërruar në mbështetëse të klubit nga Camp Nou, edhe pse fillimisht ishte deklaruar si tifoze e…

Sport

16/04/2014 19:29

Këngëtarja e famshme Shakira, gruaja e mbrojtësit të Barcelonës, Gerard Pique ka thënë se në të ardhmen ata do të jenë çift presidencial i gjigantit katalan.

Pique është futbollist i lindur e i rritur me Barcelonën, kurse Shakira është shndërruar në mbështetëse të klubit nga Camp Nou, edhe pse fillimisht ishte deklaruar si tifoze e rivalit Real Madrid.

Dhe, ajo ka shprehur ambicie të mëdha për të ardhmen.

“Pique një ditë do të jetë president i Barcelonës kurse unë Zonja e Parë”, deklaroi Shakira gjatë një interviste për Bleacher Report.

“E di se ai një ditë do të emërohet president i Barcelonës”.