Shakira përsëri në Librin e Guinness si ‘mbretëresha e Facebook’

Sipas Librit të Rekordeve të Guinness, Shakira vazhdon të mbajë rekordin për më së shumti fansa në Facebook.

ShowBiz

03/09/2015 14:16

Botimi më i ri i Librit të Rekordeve të Guinness për vitin 2016 do dalë këtë shtator dhe Shakira vazhdon të jetë pjesë e këtij libri edhe për këtë vit.

Ajo ka qenë personi me më së shumti pëlqime kur ky editim i librit është bërë dhe ka pasur mbi 107 milionë para se Facebook të mballte të gjitha profilet që nuk kanë qenë aktive, transmeton Lajmi.net.

Kështu, Shakira mban këtë rekord për të tretin vit radhazi, ql kur e ka thyer për herë të parë në vitin 2014, kur është bërë profili i parë që ka arritur mbi 10 milionë pëlqime.

Cristiano Ronaldo me mbi 102 milionë fansa është menjëherë pas Shakirës në këtë botim të librin, e që për vitin tjetër pritet t’i marrë këtë rekord pasi tanimë Ronaldo veç ka bërë më shumë fansa./Lajmi.net