Shakira asnjëherë nuk dështon në dukje (Foto)

Këngëtarja e njohur, Shakira, është parë e shoqëruar nga bashkëshorti i saj, Gerard Pique, në ndarjen e çmimeve “Festa De Esport Catala” , që u mbajt në Barcelonë.

ShowBiz

26/01/2016 22:03

38 vjeçarja dukej shumë bukur dhe me stil.

Ka kohë që Shakira është larguar nga vëmendja e shtypit duke krijuar kështu një jetë private. Ajo dukej shumë e lumtur përkrah Piques dhe shumë sharmante njëkohësisht.

Shakira kishte të veshur një fustan të zi dhe glamuroz i cili shkëlqente. Flokët e saja ishin të rregulluara në mënyrë shumë të thjeshtë dhe si çdoherë grimi i saj ishte shumë i lehtë.