‘Shake it’ vazhdon të pëlqehet, votohet më shumë se hitet e tjera të momentit

Me shumë këngë të reja që po publikohen çdo ditë, hiti ‘Shake it’ po vazhdon të votohet më së shumti në ‘Kënga e Javës’.

ShowBiz

09/07/2016 15:24

Hiti nga Etnon dhe Genta Ismajli padyshim që është një këngë të mund të ju shoqërojë edhe gjatë stinës së verës dhe kjo ndoshta është arsyeja kryesore pse votat e shumta po i ipen.

Në vendin e dytë këtë javë është kënga ‘Ajo’, bashkëpunimi i Getit me Majk, për t’u ndjekur nga Enca dhe Noizy me ‘Bow Down’.

Kënga e Gjikos, ‘Hajt hajt’ po vazhdon të votohet mjaft shumë, e këtë javë radhitet në pozitën e katërt.

Ndër propozimet e reja të kësaj jave janë: “Njësoj” nga Elvana, “Nuk ma la” e Ledrit dhe Florit, “Engjëll” nga Alban Skenderaj dhe bashkëpunimi i Samantës me Gent Fatalin, “Na e dina”.

Për këto dhe propozimet tjera mund të votoni KËTU.