‘Shake it’ e sukseshme edhe në top listën e lajmi.net – Ja rezultatet e kësaj jave

Bashkëpunimi i Etnon me Gentën 'e dridh' edhe Këngën e Javës në lajmi.net.

ShowBiz

16/03/2016 16:27

Genta Ismajli dhe grupi Etnon kanë sjellë një këngë të cilën të gjithë e kanë dëgjuar në çdo vend javën e kaluar.

Edhe votuesit e top listës së lajmi.net “Kënga e Javës” e kanë pëlqyer dhe kanë vendosur se nga këngët e reja kohët e fundit, kjo është kënga për të cilën të gjithë po pajtohen se është hit apsolut.

Kënga e dytë më e votuar është ajo e 2Ton “Ta fali jetën” ndërsa Era me “Bonbon” ka marrë votat që e kanë pozicionuar atë në vendin e tretë.

Bashkëpunimi i Kidës me Ermal Fejzullahun “Mi amore” është në vendin e katërt derisa “Like Rihanna” e Young Zerkës këtë javë është në vendin e pestë.

Kënga më e re e Nora Istrefit dukej se po pëlqehej shumë, e megjithatë ajo ka marrë votat vetëm për vendin e gjashtë.

Presion” i dyshes Blunt e Real 1 është në vendin e shtatë ndërsa ka shpëtuar këtë javë pa u larguar nga top-lista kënga “1 her” nga Blero dhe SoulKid.

Këngët që nuk janë më pjesë e top listës janë “Pa adresë” nga Gena dhe “A më do” nga Alban Ramosaj, derisa pretendente për Këngë të Javës nga sot janë edhe “Liri” nga Dafina Zeqiri dhe “Popullit tim” të Cyanide dhe 2Ton.

  1. Shake it – Etnon ft. Genta
  2. Ta fali jetën – 2Ton
  3. Bonbon – Era Istrefi
  4. Mi amore – Kida ft. Ermal Fejzullahu
  5. Like Rihanna – Young Zerka
  6. Sa t’kom dasht – Nora Istrefi
  7. Presion – Dj Blunt ft. Real 1
  8. 1 her – Blero ft. Soulkid
  9. Pa adresë – Gena
  10. A më do – Alban Ramosaj

Ju mund të votoni për top listën e re KËTU.