‘Shake it’ më e pëlqyera edhe këtë javë – Lajmi.net
‘Shake it’ më e pëlqyera edhe këtë javë
Autori: Lajmi.net EntertainmentKënga e javës 21:13, 31 March 2016
Kënga po vazhdon të qëndrojë në krye të 'Kënga e Javës' për të tretën javë radhazi.

Bashkëpunimit të suksesshëm të Etnon me Genta Ismajlin duket se nuk po i afrohet asnjë këngë.

‘Shake it’ po dëgjohet, po këndohet e madje po votohet gjithandej, e edhe në top listën e lajmi.net po vazhdon të kryesojë me votat e fansave.

Është java e tretë, që i bie, që nga dalja e këngës, ajo po qëndron në vendin e parë, duke bërë që hyrjet e reja të kenë mundësinë t’i afrohen vetëm vendit të dytë.

Këtë javë në vendin e dytë kemi bashkëpunimin e Florit me 2po2, ndërsa ai ‘Mi amore’ i Kidës me Ermalin është në vendin e tretë.

Këtë javë nga top lista dalin këngët “Presion” nga Dj Blunt e Real1 e “Popullit tim – Cyanide ft. BimBimma”, ndërsa këtë javë keni mundësi të votoni për këngët e reja, atë të Babastars “BS” dhe ‘Numrin e ri’ të Dhurata Dorës.

Për propozimet e kësaj jave mund të VOTONI KËTU, ndërsa kjo është renditja e kësaj jave:

    1. Shake it – Etnon ft. Genta – PN
    2. Gone girl – 2po2 ft. Flori – ER
    3. Mi amore – Kida ft. Ermal Fejzullahu – PN
    4. Ta fali jetën – 2Ton– -2
    5. Like Rihanna – Young Zerka – +1
    6.  Bonbon – Era Istrefi – -1
    7. Hitman – Capital T – ER
    8. Sa t’kom dasht – Nora Istrefi – -4
    9. Presion – Dj Blunt ft. Real 1 – -1
    10. Popullit tim – Cyanide ft. BimBimma -3

PN: Pozitë e pandryshuar nga java paraprake
+: Kënga e pozicionuar më mirë se në javën paraprake
: Kënga e pozicionuar më keq se në javën paraprake
ER: Këngë e re në toplistë

JAVA 21 – VOTO

Fjalët kyçe: java 20, Kënga e Javës

Fotolajm

Pandat gjigante mbushin 1 vjeç në Makao
?>

ke nje LAJM

Jeni në vend të ngjarjes, apo dëshironi ta ndani ndonjë storie me të tjerët?

Klikoni në butonin më poshtë

DËRGO
 

Lojëra

  • Play 8 Ball Pool
  • Play Bike Rivals
  • Play Rock Wheels
  • Play Supercar Showdown