Shaip Kamberi: Do të jemi më të fuqishëm në Parlamentin e Serbisë

Deputeti i Partisë për Veprim Demokratik në Parlamentin e Serbisë, Shaip Kamberi, ka thënë se gjatë këtij mandati do të angazhohen fuqishëm për mbrojtjen e të drejtave dhe interesave të shqiptarëve të Luginës së Preshevës.

Lajme

18/04/2014 09:34

Deputeti i Parlamentit të Serbisë nga Partia për Veprim Demokratik (PVD), Shaip Kamberi, ka thënë se do të jetë zë i fuqishëm në mbrojtjen e interesave të shqiptarëve të Luginës së Preshevës.

\”Tash pasi jemi dy deputetë në Parlamentin e Republikës së Serbisë do të angazhohemi fuqishëm që t\’i mbrojmë të drejtat dhe interesat e shqiptarëve\”, ka thënë Kamberi për \”Epokën e Re\”.

Kamberi ka shprehur optimizëm se qeveria e re e Serbisë do të jetë më konstruktive ndaj respektimit të të drejtave të shqiptarëve për shkak të procesit ë integrimit në Bashkimin Evropian.

Po ashtu, ai tha se Qeveria e Kosovës dhe ajo e Shqipërisë edhe më tutje duhet ta përkrahin Luginën e Preshevës nëpërmjet fondit të veçantë.

“Mendoj që ky fond duhet të fuqizohet, nëpërmjet të cilit duhet të përkrahen projektet konkrete, të cilat janë në interesat e qytetarëve të Luginës së Preshevës. Prandaj, presim që qeveria e ardhshme e Kosovës ta vazhdojë dh eta fuqizojë rolin e saj në drejtim të ndihmës konkrete për shqiptarët e Luginës së Preshevës”, ka thënë Shaip Kamberi në ‘Epoka e re’.