SGA prezanton modelin e ri-dizajnuar të Mercedes SLS AMG

I frymëzuar nga modelet e zeza të Mercedes SLS AMG, SGA Aerodynamics ka hartuar një dizajn të ri të pamjes së jashtme të veturës, të cilën e ka quajtur ‘Wideboy për SLS AMG’.

Auto & Tek

29/04/2014 13:58

Dizajni përfshinë një parakolp të ri, spojler me fibra të karbonit, një individualitet të ventiluar, mbrojtëse të pasme të zgjeruara, funde të reja anësore, një parakolp të ri të pasëm dhe një mamitë me fibër të karbonit me sistem të integruar të shkarkimit, i cili ishte huazuar nga SLS i zi.

Ngjyra e jashtme e bardhë e veturës me dizajne të vijave të zeza, e bëjnë veturën të duket me të vërtetë një veturë mirë e ri-dizajnuar dhe shumë tërheqëse.

Plotësimi i dizajnit të veturës bëhet përmes këndeve të rregullueshme të fibrave të karbonit dhe rrotave 21 inçëshe të dizajnuara nga MAE Design.

Përveç ndryshimeve në pamjen e jashtme, ndryshime kishte edhe në pamjen e brendshme të veturës. Kështu tani vetura është me ulëse më sportive me ngjyrë të kuqe dhe me dizajn të vijave të zeza.