SFK me mjetet financiare të aksionit vullnetar ndihmon familjet në asistencë sociale të Mitrovicës

Pjesëtarët e Forcës së Sigurisë së Kosovës  dje në Komunën e Mitrovicës shpërndanë mjete financiare si dhe pako higjienike dhe  ushqimore për disa familje në nevojë  të kësaj komune.

Lajme

19/05/2017 16:15

Të gjitha këto mjete të cilat dje u shpërndanë për 10 familje të Mitrovicës, pritet që  në ditët në vijim të shpërndahen  dhe për 5 familje  të tjera nga komunitetet e kësaj komune, u  mblodhën falë aksionit vullnetar“ Vrapo me FSK-në Mitrovica 2017”, i cili u organizua gjatë muajit prill  nga  ushtarët dhe oficerët e FSK-së.

Ky aktivitet u realizua falë bashkëpunimit të mirëfilltë të FSK-së me Komunën e Mitrovicës, ku njerëzit kompetent të komunës gjatë tërë kohës i kanë mbështetur pjesëtarët e FSK-së në përzgjedhjen e familjeve me në nevojë për t’i ndihmuar.

Gjatë shpërndarjes së këtyre fondeve, përveç oficerëve të FSK-së,  i  pranishëm ishte edhe drejtori i Drejtorisë për Integrime Evropiane dhe Mirëqenie Sociale z. Qazim  Nimani së bashku me stafin e tij, i cili përgëzoi FSK-në për realizimin e  këtij aksioni dhe njëherësh   falënderoi pjesëtarët  e saj  për ndihmën e ofruar, të cilën e vlerësoi  si mjaft të nevojshme për qytetarët e kësaj  komune.

Familjet që përfituan nga ky aksion  ishin mjaft të lumtura,  për vet faktin se po ndihmoheshin, pikërisht, nga pjesëtarët e FSK-së të cilët gëzojnë respekt të veçantë jo vetëm në komunën  e tyre por tek të gjithë qytetarët e Kosovës.

Kjo, nuk është hera e parë që pjesëtarët e FSK-së organizojnë një aktivitet të tillë dhe sigurisht se nuk do të jetë as hera e fundit, pasi që  oficerët e rinj të FSK-së premtuan që më  përkrahjen e vazhdueshme të eprorëve  të FSK-së dhe më vullnetin e  mirë të tyre, ata do të  vazhdojnë t’i  përkrahin qytetarët e vendit edhe në të ardhmen./Lajmi.net/

aaaaaaaa 19_05_2017_1057199_2 19_05_2017_2708942_5 19_05_2017_7808956_3