S’fituam asgjë nga marrëveshjet me Kosovën

Lideri i Partisë Demokratike të Serbisë, Vojislav Koshtunica, shprehet kundër Marrëveshjes së Brukselit duke thënë se pasi Bashkim i Evropian e ka njohur pavarësinë e Kosovës, serbët e Kosovës nuk kanë asnjë dobi nga kjo marrëveshje.

Lajme

09/03/2014 11:19

Lideri i Partisë Demokratike të Serbisë, Vojislav Koshtunica vazhdon retorikën e vet antieuropiane dhe proruse.

Në një deklaratë për TV Pink ai ka thënë hyrja e Serbisë në Bashkimin Europian rrezikon marrëveshjet me Rusinë dhe ndërtimin e rrjedhës Jugore të gazsjellësit në Serb, transmeton FoNet.

Ai gjithashtu është ngritur kundër Marrëveshjes së Brukselit duke theksuar se pasi Bashkim i Evropian e ka njohur pavarësinë e Kosovës, serbët e Kosovës nuk kanë asnjë dobi nga kjo marrëveshje.