Sfidon temperaturat -60 gradë për të mbledhur para për vajzën e tij të paralizuar

Ai ka vrapuar përreth gjashtë orë në temperatura që arrinin -60 gradë celsius. I pajisur me një maskë të veçantë për frymëmarrje dhe me një shall në qafë, atleti realizoi garën nën drejtimin e mjekëve dhe shpëtimtarëve, megjithëse ai nuk kërkonte ndihmën e tyre gjatë gjithë garës.

Fun

17/01/2019 10:52

“Është sikur të shkosh në hapësirë, ka ngrica dhe nuk ka fare oksigjen”, tha Voloshin vetëm pak minuta pasi kaloi vijën e finishit.

“Në momentet më të vështira isha duke menduar për familjen time, e cila është e shqetësuar për mua. Dhe kur desha të ndalem, mendova për vajzën time të vogël Eva, e cila po pret ndihmën time. Ajo për të cilën ndjeja nevojë më së shumti ishte të shkoja në saunë”, potencoi Voloshin.

Kjo nuk ishte hera e parë që atleti merr pjesë në një garë ekstreme. Prillin e kaluar ai përfundoi i dyti në maratonën e Polit të Veriut, duke shënuar një kohë prej pesë orësh dhe tre minuta.

Në vitin 2014, ai konkurronte edhe në Ironman në Cyrih, Zvicër, ku ai notoi  4 kilometra (2.5 milje), udhëtoi me biçikletë për 180 kilometra (112 milje) ndërsa përshkroi në këmbë një distancë prej 42 kilometrash (26 milje). Ai gjithashtu ka dhënë prova se e mban frymën për 6 minuta dhe 30 sekonda, duke treguar cilësi vërtetë të veçanta.

Gara e pazakontë ishte pjesë e projektit të tij, që synon rritjen e vetëdijes për paralizën cerebrale dhe nevojën për të ofruar ndihmë për fëmijët që vuajnë nga çrregullime të lëvizjes, njëra prej të cilëve është edhe vajza e tij, Eva. /oranews/

YouTube player