Sfidon bizonin njëmijë kilogramësh, burri për pak sa nuk e pëson (Video)

Një burrë është filmuar me telefon të mençur duke sfiduar një bizon gjigant në parkun nacional Yellowstone.

Fun

06/08/2018 23:16

Lindsey Jones, po udhëtonte me veturë nëpër parkun nacional së bashku me familjen e saj, kur befasisht të gjitha veturat u ndalën për shkak të një bizoni që ishte ndalur në mes të rrugës, transmeton Telegrafi.

Por, një burrë kishte marrë guximin që t’i del përpara bizonit që peshon njëmijë kilogramë, duke e provokuar, veprime këto që për pak sa nuk i kushtuan me jetë.

Dhe për ta dokumentuar këtë Jones nxori telefonin dhe filloi ta filmon burrin, që i afrohet bizonit që në një moment i vërsulet.

Megjithatë, pas disa tentativa bizoni nuk shfaq më interesim për burrin që e sfidonte dhe kështu largohet nga drejtimin e kundërt, kurse pamjet e kësaj ngjarje pas publikimit në internet janë bërë virale.

YouTube player