Sfidat interesante, Youtube ndalon videot e ‘rrezikshme’

Klipet në Youtube që përmbajnë “shaka” të rrezikshme, apo që të trazojnë emocionalisht, janë ndaluar nga platforma.

Auto & Tek

18/01/2019 12:05

Lëvizja vjen si reagim ndaj disa të ashtuquajturave sfida, që ndonjëherë kanë rezultuar edhe me vdekje apo lëndime.

Faqja në pronësinë e Google, ku ndahen video, tha se materiale të tilla nuk kanë vend në Youtube. Sidoqoftë, kompania duket se nuk po ia del dot mbanë në zbatimin e rregullave ekzistuese mbi përmbajtjet e dëmshme.

Vënia në fuqi e rregullave të reja mbi “shakatë pa kripë”, siç mund të quhen, mund të rezultojë edhe më të vështira, kjo edhe falë paqartësisë në lidhje me atë që mund të konsiderohet e dëmshme apo jo, transmeton top channel.

Rregullat e reja vijnë si reagim ndaj disa sfidave apo shakave, që në rastin më të keq kanë qenë vdekjeprurëse. Në maj, një 20-vjeçare nga Minnesota u dënua me 6 muaj burg, pasi qëlloi për vdekje të dashurin.

Çifti kishte shpresuar se videoja e tyre, në të cilën një enciklopedi do të ndalonte plumbin, do të bëhej virale në Youtube. Më e fundit është një sfidë e frymëzuar nga shfaqja e “Netflix”-it, “Birdbox”, në të cilën mund të bësh aktivitete të ndryshme, përfshirë drejtimin e makinës me sytë mbyllur.