Sfida e Ronaldos

Cristiano Ronaldo, nga dita në ditë është duke i thyer të gjitha rekordet. Në 206 paraqitje për Real Madridin ka shënuar 210 gola dhe është interesant fakti se në mesin e skuadrave më të cilat u takua si futbollist i Los Blancos, ylli portugez nuk shënoi vetëm kundër Dinamos së Zagrebit në Ligën e Kampionëve.…

Sport

30/09/2013 08:00

Cristiano Ronaldo, nga dita në ditë është duke i thyer të gjitha rekordet. Në 206 paraqitje për Real Madridin ka shënuar 210 gola dhe është interesant fakti se në mesin e skuadrave më të cilat u takua si futbollist i Los Blancos, ylli portugez nuk shënoi vetëm kundër Dinamos së Zagrebit në Ligën e Kampionëve.

Përveç kësaj, është një tjetër statistikë e jashtëzakonshme e lidhur me ish yllin e Manchester Unitedit. Në karrierën e deritashme, Ronaldo ka realizuar gol në çdo minutë të lojës, nga 1 deri 90, përveç në të 47-ën.

Nëse Ronaldo në vazhdim të karrierës arrin të realizojë edhe në minutën e 47-të, atëherë do të bëhet futbollisti i parë në histori që ka realizuar në secilën minutë të një ndeshjeje.