Sfida e kovave me akull vërshon botën

Gjithkush edhe zyrtarisht po merr pjes në sfidën e hedhjes së kovave me akull mbi ta, për të mbledhur para dhe ndërgjegjen për sëmundjen ALS.

Fun

19/08/2014 20:17

Që kur ish-kapiteni i Boston College dhe pacient i sëmundjes ASL (sëmundje degjeneruese nervash), Pete Frates  ka filluar trendin ‘ice bucket challenge’ më 29 korrik, fondacioni i hapur për këtë sëmundje ka mbledhur më shumë se 13.3 milionë dollarë.

Kjo falë gjithë super yjeve të Hollywoodit, të cilët e kanë dërguar këtë sfidë në nivel tjetër. Ata lagen me kova uji plot me akull të cilat i hedhin mbi vete, të sfiduar nga dikush e më pas nominojnë dikë tjetër të njohur që brenda 24 orëve të bëjnë të njëjtën gjë, ose të dhurojnë 100$.

Jimmy Fallon i sfiduar nga Justin Timberlake, Bill Gates i sfiduar nga Mark Zuckenberg, Lady Gaga, Ben Affleck, Selena Gomez e Oprah Winfrey janë nga yjet me video më interesante që i kanë postuar në rrjetet sociale të tyre, e ndërsa numri po vazhon të rritet duket se ‘virusi’ ka filluar edhe tek të famshmit shqiptarë.