Sezoni i verës rrit dërgesat e diasporës në Kosovë

Dërgesat nga diaspora në Kosovë vazhdojnë të paraqesin një prej burimeve kryesore të financimit të konsumit të ekonomive familjare.

Lajme

15/05/2018 09:10

Ato paraqesin burime që sigurojnë gjendje stabile sociale dhe këto para kryesisht shkojnë në konsum të familjeve dhe shumë pak për investime në biznes.

Sipas Bankës Qendrore të Kosovës (BQK), remitencat nga diaspora brenda një viti shkojnë në mbi 750 milionë euro.

“Remitencat e pranuara në Kosovë gjatë vitit 2017 shënuan vlerën prej 759.3 milionë euro, kurse në vitin 2016 u dërguan 691 milionë euro. Në dy muajt e parë të vitit 2018 janë dërguar 108.3 milionë euro”, thuhet në buletinin mujor statistikor të BQK-së, shkruan Telegrafi.

Dërgesat e diasporës, sipas kanaleve të dërgimit më së shumti dërgohen nga agjencitë për transferim të parave, ndjekur nga kanalet e tjera të dërgimit dhe bankat.