Sezoni i ri, Interi i vjetër: Zikaltërit mposhten pastër nga Sioni!

Golat për Sionin i realizuan Andre Luis dhe Baltazar.

Sport

18/07/2018 20:23

Interi është mposhtur nga skuadra zvicerane Sion, në një miqësore në fazën përgatitore të ekipeve para fillimit të edicionit të ri.

Skuadra e Luciano Spallettit nuk bëri një paraqitje të mirë, duke u mposhtur 2:0, përcjellë “Lajmi.net”.

Golat për Sionin i realizuan Andre Luis dhe Baltazar.

Spalletti inkuadroi në lojë disa prej transferimeve, si Radja Nainggolan e Kwadwo Asamoah.

Më poshtë i keni dy golat e realizuar në këtë takim. /Lajmi.net/